Laboratori dentaro-teknik u themelua në vitin 2005 nga z. Aleksandar Blazhevski, i cili konsiderohet si teknik dentar eminent me përvojë. Ne kemi një ekip të lartë, pajisje moderne dhe konsiderohemi lider në prodhimin e teknikave dentare për tregun vendas. Cilësia e punimeve, shërbimi i përsosur, çmimet e përballueshme dhe teknologjia moderne, janë çelësi i suksesit tonë të deritanishëm. Kjo është arsyeja pse mijëra klientë nga vendi dhe jashtë vendit vendosën të bashkëpunojnë me ne.
Aleksandar Blazevski

Ne kemi kompjuterë, skanerë, programe modelimi 3D dhe pajisje të tjera moderne, por krenaria e veçantë e laboratorit tonë është qendra e re CAD/CAM, e cila është e pajisur me modelin më të fundit të makinerive ultra-moderne kompjuterike me origjinë gjermane. Përdorim materiale të testuara dhe cilësore nga prodhues të njohur botërorë, të cilët janë të sigurt, të qëndrueshëm dhe në përputhje me të gjitha normat dhe standardet e përcaktuara. Ne punojmë shpejt, me efikasitet dhe me cilësi. Ne vazhdimisht po investojmë në pajisje të reja dhe po edukojmë (trajnojmë) vazhdimisht punonjësit tanë.

DSC 0496
Dental Kraft Laboratory 01 4

Laboratori ynë po përmirësohet vazhdimisht dhe po zbaton në kohë teknologjitë dhe tendencat e reja në fushën e teknologjisë dentare- teknike dhe stomatologjisë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë teknikash dentare, dhe kryesisht jemi të specializuar në prodhimin e:

  • qeramikës jometalike;

  • qeramikës metalike;

  • rikonstruksione në implante; dhe

  • punime të kombinuara.


Strategjia jonë e punës bazohet në parimet e shërbimit të shkëlqyer, cilësisë së lartë dhe çmimeve të përballueshme. Në çdo segment të punës sonë ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme që bashkëpunëtorët dhe klientët tanë të jenë të kënaqur në çdo mënyrë. Ndryshe nga konkurrentët tanë, është e rëndësishme të dini se Dental Kraft me instalimin jep garanci për çdo punë dentare.

Nëse keni nevojë, me kënaqësi do t'ju përgjigjemi çdo pyetjeje tuajën. Pa marrë parasysh nëse jeni pacient, teknik dentar ose dentist nga vendi ose jashtë vendit, na kontaktoni menjëherë. Ne kemi zgjidhje për çdo problem dhe jemi të gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi.